Merkatoja e verës pritej të ishte shumë e nxehtë për Alvaro Moratën, por ende pa nisur mirë ‘lufta’ për shërbimet e futbollistit të Real Madrid, ajo duket se ka marrë fund.

Për sulmuesin e ‘galaktikëve’ janë të interesuara një sër skuadrash si Chelsea, Arsenal, Juventus, PSG e të tjera. Ditët e fundit u fut në garë edhe Milan dhe sipas asaj që raporton “Gazzeta dello Sport”, 24-vjeçari ka pranuar ofertën e “djallit”.
morata-gazzeta dello sport
Në fillim ka patur një hezitim, por Morata është bindur nga projekti i Milanit dhe paga prej 7.5 mln eurosh që do të përfitojë në sezon.

Tashmë klubit nga Milano i duhet të bindë drejtuesit madrilen që duhet theksuar se gjithmonë kanë patur raporte të mira, nëqoftëse nuk kanë ndryshuar me pronarët e rinj. Ende pa u hapur zyrtarisht merkatoja, Milani duket se po bën përpjekje maksimale për të konkurruar sa më denjësisht me “zonjën e vjetër”. E sigurtë deri më tani është se janë siguruar shërbimet e mbrojtësit Musacchio dhe me një këmbë drejt “djallit” është edhe Alvaro Morata.
alvaro morata
Lajmi për Moratën është konfirmuar edhe nga gazeta spanjolle “AS” që duhet theksuar se qëndron shumë pranë Realit të Madridit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb