Një 64-vjeçare nga Tirana ka përfunduar në rrugë, pasi dy persona, me të cilët nuk dihet lidhja që kishte, i kanë falsifikuar dokumentet e shtëpisë së saj.

Policia sqaron se kanë qenë dy shtetas 58-vjeçarë të cilët kanë përvetësuar dokumentet e shtëpisë së zonjës në fjalë.

“Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit P.H. dhe S.H, vjeç 58 e 58 banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve kanë përvetësuar banesën e shtetases L.K, vjeç 64, banuese në Tiranë”,- thuhet ne njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: