Drejtori i klubit të Luftëtarit, Gentian Nora, i ftuar në emisionin “Fair Play” në “News 24” ka zbuluar premtimin e çmendur të presidentit të gjirokastritëve në rast se klubi arrin të marrë pjesë në kupat e Europës.

Nora është shprehur se në rast se Luftëtari arrin të marrë pjesë në garat Europiane, çdo futbollist do përfitojë një shpërblim prej 20 mijë eurosh.
tavo-470x269
Duhet theksuar se shumë të tilla janë të padëgjuara për kampionatin si dhe janë të denja edhe për ligat në zë të Europës. Pas këtij premtimi padyshim që lojtarët e Luftëtarit do motivohen dyfish për të ruajtur vendin e katërt në renditje, por duhet theksuar se edhe në këtë rast nuk është e sigurtë pjesëmarrja.

Mundësia e vetme që Luftëtari të marrë pjesë në “Europa League” është t’a mbyllë kampionatin në vendin e katërt si dhe njëkohësisht të shpresojë që Tirana të mos jetë fituesja e Kupës së Shqipërisë.

Në rast të kundërt do jenë bardheblutë ata që do i zënë vendin Luftëtarit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: