KRUJE- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një 14-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në fshatin Bilaj.

Mësohet se adoleshenti K.V. ishte duke ecur në rrugë në momentin kur është përplasur nga një motor.

Pasojat e përplasjes kanë qenë fatale për 14-vjeçarin, i cili nuk mundi t’i mbijetojë aksidentit.

Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë ndaluar drejtuesin e motorit, shtetasi Pashk Paluka.

Pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

INFORMACIONI I POLICISE
Më datë 21.04.2017, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Bubq-Fushë Krujë, në fshatin Bilaj është aksidentuar nga një motor shtetasi këmbësor me iniciale K.V. 14 vjeç.

Fatkeqësisht shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë.

Motori drejtohej nga shtetasi P.P. 68 vjeç, banues në Bubq, i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë – Krujë, për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: