BalkanWeb ka mundur të sigurojë raportin tregues të aktivitetit të 7 ministrave teknikë gjatë monitorimit të fushatës elektorale. Në këtë përmbledhje raporti, tregohet se ministrat e zgjedhur nuk kanë mundur të mos lejojnë parregullsitë në procesin zgjedhor të 25 qershorit. Po ashtu ministrat kanë raportuar me emra të gjithë zyrtarët e përfshirë në blerje votash.

Shitblerja masive e votës, mbështetja e partive të mazhorancës nga grupe kriminale dhe bashkëpunimi i tyre me policinë, janë elementë që evidentohen në raportin e plotë që siguron BalkanWeb.

“Janë angazhuar në mënyrë masive burime të dyshimta financiare në shit-blerjen e votës nga subjekte politike të mazhorancës ose persona të lidhur me këto subjekte, ndërkohë që Drejtoria e Paranadalimit dhe Pastrimit të Parave nuk ka raportuar raste të tilla.

Janë angazhuar grupime të njohura kriminale në mbështetje të subjekteve politike të mazhorancës në fushatën elektorale vecanërisht në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan, Tiranë, Berat, Fier dhe Gjirokastër.

Punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbështetur subjekte elektorale të mazhorancës në bashkëpunim me elementë kriminalë,” shkruhet në raport.

RAPORTI I PLOTE

[embeddoc url=”https://balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/08/Material-Permbledhes.pdf”]

 

(e.f/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb