FUSHE-KRUJE- Tentohet të grabitet me armë një 50 vjeçar në Fushë-Krujë. Mësohet se B. D ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip ‘Benz’ kur është qëlluar me armë në drejtim të tij, nga persona ende të panjohur.

50-vjeçari është punonjës në një pikë karburanti në këtë zonë, ndërsa deklaron se në është qëlluar me armë pikërisht në momentin që po lëvizte në afërsi të “Mbikalimit të Fushë-Krujës”.

Ai ka sqaruar për policinë se ky episod mund t’i ketë ndodhur vetëm për ta grabitur, pasi nuk di arsye tjetër.

Sipas policisë, “B.D. ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz, kur kanë tentuar ta vjedhin dhe nuk i ka ndaluar autorëve. Në ikje e sipër të shtetasit B.D. autorët kanë qëlluar me armë automjetin e tij, në pjesën e përparme”.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: