SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i plagosur një 20-vjeçar, duke vënë në pranga 2 autorë dhe shpallur në kërkim një të tretë. Autorët kanërdorur armë zjarri por edhe thikë ndaj të riut Nikolin Lame. Sipas të dhënave zyrtare, shërbimet e Policisë Vendore pasi morën njoftim dhe vlerësuan situatën, në bazë të informacioneve arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Avdyl Lushaj, 25 vjeç, banues në lagjen ’10 Korriku’, Shkodër,

– Saimir Lushaj, 27 vjeç, banues në lagjen ’10 Korriku’

Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

S.L., 20 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”.

Arrestimi i tyre u bë pasi në datë 6 gusht 2017 në vendin e quajtur në hyrje të lagjes “Tepe”, pas një konflikti për motive të dobëta në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë, si dhe kanë plagosur lehtë me mjet prerës thikë shtetasin Nikolin Lame.

Në vendngjarje u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja arme zjarri pistoletë dhe prova të tjera biologjike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Kanosjes”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta, e kryer në bashkëpunim”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: