Organaizata terroriste “ISIS” nuk kursen asnjë, por kur bëhet fjalë për fëmijët çështja bëhet më e prekshme.

Së fundmi, britanikja “The Mirror”, ka publikuar një artikull ku një djalosh 5 vjeçar i quajtur Messi është terrorizuar vetëm për shkak të emrit.

Në vitin 2014, Messi së bashku me familjen e tij u morën peng nga “ISIS” pasi pushtoi Singar-in në Irak. Ky është momenti nga ku nis edhe terrori ndaj fëmijës.
THP_MDG_250417Messi-_760JPG
5 vjeçari kishte marrë emrin e yllit argjentinas pasi i ati ishte tifoz futbolli.

Për këtë, xhihadistët në fillim e dogjën si “i pafe” në pjesë të ndryshme të trupit, më pas e quajtën Hasan, “duke i bërë terror psikologjik dhe duke i imponuar me dhunë se nuk quhej më Messi”, tregon tezja e fëmijës. Nga tetori 2016, Messi dhe familja e tij u shpëtuan nga ushtria dhe jetojnë në kampion e refugjatëve në Akrah. I gjithë shtypi europian pasqyroi intervistën e bërë nga kanali iraken “Kurdistan 24” për familjen e lojtarit.

Messi i vogël përpiqet të lërë pas shpine të kaluarën e tij, me një fanellë të Barcelonës me numrin 10 dhe me topin ndër këmbë. Por, i traumatizuar krejtësisht, nuk arrin të thotë më emrin e tij. Flet lirshëm, por emrin Messi nuk e shqipton dot… Gjatë pushtimin islamik shumë minoritete janë masakruar dhe skllavëruar. Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 5 mijë janë të vdekurit, ndërsa 7 mijë janë ende të burgosur. Numra të tmerrshëm, akoma edhe më shumë në sytë e një fëmije pesë vjeçar, faji i të cilit ishte se quhej “Messi”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: