DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 29-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë damarët.

Ngjarja ka ndodhur në një rrobaqepësi në Shënvlash të Durrësit, ku e reja me inicialet F.S. ka lënë për disa momente punën dhe në prani të kolegeve të saj ka ndërmarrë aktin ekstrem, duke prerë damarët me brisk në tentativë për vetëvrasje.

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e punëtoreve të tjera dhe drejtuesve të rrobaqepësisë ka bërë që 29-vjeçarja të shpëtojë. Ajo është dërguar me urgjencë në spital, ku ka marrë mjekimin dhe më pas është larguar në shtëpi.

Nuk dihen shkaqet që kanë 29-vjeçaren të ndërmarrë një akt kaq të rëndë, por koleget e saj janë tmerruar nga skena e frikshme. Policia e Durrësit ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: