DIBËR- Një tjetër ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur sot. Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 4:00 persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Adraman Selishta me qëllim për të grabitur.

Pasi ka ndjerë zhurmat, i biri i të zotit të shtëpisë, Arseni është përleshur me grabitësit, të cilët e kanë qëlluar me tre plumba.

Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa i riu është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Familjarët kanë denoncuar ngjarjen në polici dhe një grup hetimor është ngritur për rastin. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka mbledhur të gjitha provat dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të krimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb