ITALI-Një ngjarje e rëndë tronditi Bergamon në Itali, ku u regjistrua një krim në familje. ‘Republica’ shkruan se dy vëllezër shqiptarë janë përfshirë në një sherr në banesën e tyre në rrugën ‘Stoppani’ rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Nga sherri me thika, për motive ende të paqarta, mbeti i plagosur 22-vjeçari Adelaj Dylia, i cili thuhet se u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Republica’ shkruan se autor i plagosjes së 22-vjeçarit është vëllai i tij i madh, 24-vjeçari Albion Dylia. Sakaq, policia arrestoi autorin pak pas ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: