KORCË– Pak pas mesnate, gëzimi dhe hareja e një dasme në qytetin juglindor të Korçës janë prishur nga një ngjarje e rëndë.

Njërit prej dasmorëve, i ka rënë të fikët në mes të dasmës dhe ka hndërruar jetë. Ndonëse iu dha ndihma dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës, mjekët deklaruan që s’mund të bënin gjë për të, pasi kishte mbërritur i vdekur

Policia e Korçës, siç mëson BalkanWeb, bën me dije se viktima ishte rreth 40-vjeç, ndërsa nuk dihet lidhja që kishte me çiftin që martohej mbrëmë.

Sipas bluzave të bardha në spitalin e Korçës, shkak për vdekjen e tij është bërë një atak kardiak.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb