Më herët në media u postua një video ku një i moshuar ka rënë pa ndjenja në tokë në Gjilan të Kosovës. Ajo që ra në sy në video, ishte se të gjithë kalimtarëve nuk u bëri përshtypje fare, dhe askush nuk guxoi ta ndihmonte.

Policia e Kosovës ka identifikuar të gjithë dëshmitarët okularë të rastit të djeshëm ku një person i të 60-ve u alivanos në rrugë e më pas dhe ndërroi jetë.

Sipas Ismet Hashanit, i cili është zëdhëndës i policisë në komunën e Gjilanit, personat në fjalë ku në pamjet të cilat qarkullojnë në internet shihen duke mos i ofruar ndihmë të moshuarit të alivanosur, janë intervistuar dhe ne deklarimet e tyre ata kanë pohuar se kanë telefonuar numrin e rasteve emergjente, transmeton Klan Kosova.

Hashani tha se tashmë ky rast është duke u procesuar nga Prokuroria, dhe me tej do të merret vendimi për dëshmitarët nëse ka të bëjë me vepër penale për mosdhënie të mjaftueshme të ndihmës së parë apo jo.

Në pamjet e kamerave të një lokali që qarkullojnë nëpër rrjete sociale, shihet burri tek ka zbritur nga një automjet dhe pak metra më larg është alivanosur. Në videon tre minutshe të gjithë kalimtarët refuzojnë të ndalen që ta ndihmojnë të moshuarin.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb