SHKODER- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën. Pas një konflikti për motive të dobëta, burri ka shkuar deri në marrëzi sa ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar për vdekje gruan e tij.

Krimi ndodhi gjatë natës në fshatin Guci e Re në Shkodër. “BalkanWeb” bënë me dije se Beqir Xhilaj, 74 vjeç, ka vrarë bashkëshorten e tij, Lumturie Xhilaj, 45 vjeçe.
SHTEPIA E 74 VJECARIT QE VRAS GRUAN 2
Fill pas krimit makabër, shkaku i të cilit ende nuk dihet, autori i dyshuar është arrestuar nga policia. Ngjarja bëhet akoma edhe më e rëndë për faktin se Lumturie Gjilaj është viktima e dytë e Beqir Gjilajt, pasi ky i fundit kishte vrarë vite më parë edhe gruan e parë. Për këtë krim 74-vjeçari bëri pak vite burg, e më pas ka fituar lirinë.
SHTEPIA E 74 VJECARIT QE VRAS GRUAN 1
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit që shkaktoi një viktimë.

Autori i dyshuar i vrasjes, Beqir Xhilaj
Autori i dyshuar i vrasjes, Beqir Xhilaj

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 08.05.2017, rreth orës 00: 05, njoftohemi se është vetvrarë me armë gjahu në banesë shtetasja Lumturie Xhilaj, banuese në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Në përfundim të veprimeve të para të kryera, rezultoi se shtetasja Lumturie Xhilaj nuk është vetvrarë por dyshohet se e ka vrarë bashkëshorti për motive të dobëta, krim që më pas e ka pranuar edhe vetë autori.

Në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtatasit: Beqir Xhilaj, 74 vjeç, banues në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër. Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut të cilën e mbante me leje shtetasi i lartpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, e parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: