KAMZE– Ka rrezikur i rremë lajmi se një 12-vjeçar nga Kamza ka tentuar të hidhet nga kati i 7 i pallatit ku banonte. Ka qenë një mesazh i mbërritur në Komisariatin e Kamzës, ai që ka vënë në lëvizje uniformat blu, të cilat janë nisur menjëherë drejt zonës ku thuhej në sms se ndodhej adoleshenti.

Sipas mesazhit, të mbërritur në Komisariatin e Kamzës një fëmijë 12-vjeçar ka tentuar të hidhet nga kati i shtatë i pallatit ku banonte në rrugën “Pavarësia” në Kamzë, pasi luante lojën ‘Balena Blu’.

Por pas kontrolleve të ushtruara nga policia, ka rezultuar se mesazhi ishte i rremë.

Sakaq, edhe dy zjarrëfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë lidhur me ngjarjen:
Më datë 18.06.2017, rreth orës 18:55 në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur një telefonatë se, në katin e 7 të një pallati në Bulevardin Blu në Kamëz, një fëmijë po tenton të vetë hidhet. Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, Shiponjat si dhe janë vënë në dijeni Shërbimet zjarrfikse. Nga informacionet e marra nga bizneset përreth këtij pallati, banoreve dhe kalimtarëve, nuk ka patur asnjë person në tarrac rreth kohës së telefonatës. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5 po bëjnë verifikimet e nevojshme mbi telefonatën e rreme të ardhur në linjën e emergjencave civile.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: