Zonja e Parë e Francës mund të ketë moshën e një gjysheje. Ajo është bashkëshortja e kandidatit për President Emmanuel Macron, i cili sipas sondazheve parashikohet të marrë fronin e Elizesë.

Brigitte Trogneux, tani 64 vjeç, ka qenë mësuesja e Macron, 39 vjeç, kur ai ishte adoleshent.

Zonja Trogneux natën e kaluar qëndroi pranë bashkëshortit të saj duke u shfaqur gëzuar pasi Macron doli para ndaj kundërshtares së tij Marine Le Pen, të Frontit Kombëtar, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit, shkruan Mail Online.

Brigitte është 25 vjet më e madhe se bashkëshorti dhe në një intervistë të dhënë për “Match de Paris” pati pohuar se Macron i kishte premtuar martesë që kur ky ishte 17-vjeçar dhe nxënës në gjimnaz. “Ai i bëri ballë të gjitha kundërshtimeve të mia, Nuk ishte një adoleshent si të tjerët, sillej si të rriturit,” tha Trogneux.

Afrimiteti mes tyre filloi kur Macron mori pjesë në një nga pjesët teatrale të Trogneux. Macron, si i apasionuar pas letërsisë dhe që donte të bëhej shkrimtar, ishte anëtar i klubit teatral. Ai më vonë u zhvendos në Paris për vitin e tij të fundit të gjimnazit, dhe shpenzonte orë e orë të tëra në telefon me mësuesen e tij.

Vlerësimi i Macron për Trogneux është shumë i madh sa në një intervistë ai tha: “Prej saj jam personi që jam sot, nëse unë zgjidhem President, më falni nëse ne zgjidhemi, ajo do të jetë aty do të ketë rolin e saj”.

Mr Macron had told how he spent hours and hours on the phone to his future wife after moving to Paris for his last year of high school

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb