Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ftuar sot në emisionin “Opinion” në TV Klan, hodhi poshtë zërat për një rivalitet të mundshëm me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kur u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se nëse kryeministri Rama e shkarkoi Tahiri për shkak të rivalitetit që kishte me Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës e mohoi duke thënë se vlerësonte në maksimum punën e ish-ministrit.

“S’është aspak e vërtetë. Tahiri ka bërë nje pune te shkelqyer si minister i Brendshem, sot Shqiperia ka rend dhe shtet, dhe besoj qe bashke me Tahirin kemi nje barre te madhe per t’i sjelle nje fitore spektakolare PS ne Tirane. Do maksimizojme forcat per te punuar qe Tirana realisht te na jape nje mbeshtetje” tha Veliaj.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb