TIRANE- Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News 24 ka zbuluar se kur do të kthehet për të kontribuuar në partinë që themeloi vetë 14 vite më parë.

“Pas përfundimit të presidencës do kthehem te Lëvizja Socialiste për Integrim, do të kontribuoj aty si anëtar. Do të ishte nder për mua të jem edhe anëtar i thjeshtë i LSI-së.
Deri atëherë këto të rinj dhe të reja do jenë në nivel politik për të bërë krenarë shumë shqiptarë”, – u shpreh ai.

Presidenti i zgjedhur ka zbuluar për të gjithë publikun se ku do të jetojë pasi të bëjë betimin si President. “Nuk do të mbyllem as në zyra apo në institucioneve. Do jetoj gjithmonë midis shqiptarëve dhe do jem gjithmonë zëri i problemeve të tyre”,- u shpreh ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: