TIRANË- Pas Kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe nënkryetares së LSI-së Monika Kryemadhi edhe kryetari i kësaj force ka sulmuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Nisur nga disa incidente të fundit me mbështetësit e LSI-së por edhe pas kallëzimit që policia bëri ndaj kreut të njësisë administrative numër 2 në Tiranë, Vasili e cilëson kryepolicin Çako, “mik të krimit dhe armik të qytetarëve”.

“Ndahemi në 25 qershor nga Hakiu, mik i krimit dhe armik i qytetarëve”, shkruan Vasili.
Por sot nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duke iu drejtuar Drejtorit të Policisë e paralajmëroi se do marrë përgjigjen e merituar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: