Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Edi Rama “hap letrat”: Ju tregoj kur nisi krisja ime me Ilir Metën

Screenshot002

LUSHNJE– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës elektoral në qytetin e Lushnjës. Në fjalën e tij, Rama komentoi edhe përplasjet me forcat e tjera poltike. Sipas tij, forcat e tjera politike janë kundër PS, pasi mendojnë se reforma në drejtësi nuk do zbatohet deri në fund. Rama tha se krisja me aleatin e tij, Ilir Metën erdhi kur do votohej reforma në drejtësi.

“E dëgjuat Lulin dje, në 25 qershor nuk do votohet për reformën në drejtësi, ppr për ekonominë e tij. Kjo do të thotë se nëse porta e drejtësisë të mos mbyllet prapë, ka vetëm një garanci dhe kjo garanci është PS. Kush nuk e ka kuptuar pse të tjerët janë kundër nesh, ju them se ata mendojnë se reforma në drejtësi nuk do zbatohet deri në fund. Krisja ka nisur kur duhej votuar reforma në drejtësi”-tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri komentoi edhe spotin e fundit elektoral të PD, ku ai shfaqet me një makinë dhe aksidentohet.

“Nuk është punë timoni, se më janë qepur këta të partisë së patentave që unë s’di t’i jap makinës. Unë nuk udhëtoj me makinë, por ju them se timonin e qeverisjes o ja jepni partisë që është mishërim i këtij flamuri kuqezi, ose e kemi të pamundur të bëjmë reformën edhe më të vështirë se sa ajo e drejtësisë që do nxjerrë zullumqarët e pushtetit”-tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 3 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.