Partia Socialiste, triumfoi me 74 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit, dhe tashmë e qetë ka nisur dhe diskutimet për funksionet e reja që do ta marrin deputetët e PS-së.

Burime jozyrtare nga selia e PS-së pohojnë për “BalkanWeb” se Gramoz Ruçi po përflitet si një nga figurat kryesore socialiste të cilit kryeministri, Edi Rama do t’i besojë postin e kryetarit të Kuvendit, detyrë të cilin e mban momentalisht Ilir Meta, i zgjedhur president dhe që do ta lërë këtë detyrë më 24 korrik, kur të betohet si kreu i shtetit.

Gramoz Ruçi njihet si një bashkëpunëtorët më të afërt të Ramës, i cili mori një falenderim special nga kryeministri edhe në fjalën e parë të mbajtur pas zyrtarizimit të fitores së PS-së në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb