TIRANE– Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami, ka komentuar situatën brenda PD dhe garën për kreun e ri. Në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi në “News24”, ai ka treguar se përse nuk është bërë pjesë e grupit anti-Basha.

“E kam menduar në një moment që t’i bashkohesha kolegëve të mi që kërkuan dorëheqjen e Bashës. Por unë e shikoj si një proces hap pas hapi. Unë ndaj shqetësimet me ata kolegë, por jo rrugën. Unë nuk e paragjykoj që do më vidhet vota”, shprehet ai.

Eduard Selami tha se Basha duhet të ishte dorëhequr pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Edhe vetë Basha s’duhet të votonte veten e tij në këtë rast”, tha ai.

Kandidati për kryetar të PD-së ndalet edhe tek komunikimet që ka bërë me anëtarë të tjerë të partisë.

“I kam takuar të gjithë deputet aktual dhe i kam telefonuar, pasi edhe atyre i janë bërë padrejtësi, edhe deputetëve të rinjë, dhe ata që janë zgjedhur sëfundi. Unë kam frikë se ata që sot kritikojnë po të ishin në listë nuk besoj se do ishin sjellë ndryshe sot”, u shpreh Selami.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: