Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Egjipt, 2.262 fëmijë helmohen nga ushqimi në shkollë

femijet

EGJIPT- Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit njofton se qindra nxënës janë shtruar në spital pasi që dyshohet se janë helmuar nga ushqimit në shkollë këtë javë. Autoritetet zyrtare raportojnë se bëhet fjalë për 2.262 fëmijë nga tetë shkolla në provincën jugore, Sohag.

“Daily Mail” shkruan se nxënësit kanë shfaqur simptoma helmimi pasi kishin ngrënë ushqim në shkollë, si pjesë e programit të qeverisë. Të njëjtat burime theksojnë se pasi kanë marrë mjekimin, disa prej fëmijëve kanë lënë spitalin.

Ndërkohë, janë marrë mostrat e ushqimit, të cilat do të analizohen për të gjetur kështu shkakun e helmimit. E përditshme e pavarur ‘Al-Shorouk’ shkruan se guvernatori i Sohag ka pezulluar programin e ushqimit në pritje të rezultatit të analizave. Sakaq, në vitin 2013, studentët kanë protestuar për disa ditë pasi 160 kolegë të tyre u helmuan.
(ed.me/BalkanWeb)



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.