EGJIPT– Disa persona të armatosur kanë sulmuar një autobus me të krishterë në qendër të Egjiptit duke vrarë 23 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë. Autobusi po shkonte drejt një manastiri në provincën Minia rreth 220 km në jug të Kajros, kur u përfshi nga flakët. Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Megjithatë, militantët e Shtetit Islamik ISIS i kanë pasur shpesh herë shënjestër të krishterët gjatë muajve të fundit dhe janë zotuar se do ta bëjnë sërish një gjë të tillë.

Sipas autoriteteve në Egjipt, kanë qenë rreth 10 sulmues dhe mbanin veshur uniforma ushtarake. Të krishterët në Egjipt përbëjnë rreth 10 përqind të popullsisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: