TIRANE– Prezantuesja Einxhel Shkira e ftuar në emisionin Oktapod dhe rubrikën “Ladies night”, ka deklaruar përballë moderatorit Turjan Hyska se kohë më parë, diçka ka ndodhur me lojtarin e Kombëtares së Futbollit, Bekim Balaj.

Ajo ka rrëfyer si një nga momentet më të sikletshme, kur një gazetare publikoi një bisedë personale të saj me Einxhel, që kjo e fundit i kishte rrëfyer në mirëbesim, në lidhje me lojtarin. Einxhel shprehet se është ndjerë jo mirë kur e ka gjetur veten në faqet e gazetave dhe portaleve on-line, për atë që kishte rrëfyer jo për intervistë, por në një bisedë private.

Më pas, ngacmimeve të moderatorit Hyska në lidhje me të vërtetën dhe nëse ajo ka qenë apo jo në një lidhje me Bekim Balën, Einxhel ka pranuar: “Ka patur diçka mes nesh, por…”. Lidhja e tyre u përfol kohë më parë kur u deklarua një romancë e mundshme mes dy personazheve. Asaj kohe Einxhel nuk deklaroi asgjë, ashtu sikurse dhe futbollisti, por sot Enxhel na thotë këtë të vërtetë. Ndërkohë nga ana tjetër deklaron se në 2016-ën ka qëndruar vetëm, përsa i përket jetës private, duke deklaruar se 2016-ta ka qenë vit pushimi për të në lidhje më marrëdhëniet seksuale. “Këtë vit nuk kam kryer marrëdhënie në asnjë vend, kam preferuar të rri vetëm”. Megjithatë, moderatorja, deklaron se në 2017-ën shpreson të gjejë dashurinë e vërtetë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb