TIRANE- Vendimi për tu dorëhequr nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes vjen si një akt moral. Kështu është shprehur, Elez Gjoza në mbledhjen e fundit më anëtarët e kryesisë, fill pasi pasi u mos vesh se peshëngritësja e njohur Romela Begaj rezultoi pozitive në testin antidoping duke rrezikuar medaljen e artë.
Gazetari Erion Shkambi ka siguruar për “BalkanWeb” edhe videon e momentit kur Gjozaj rendit arsyet e dorëheqjes.
Ai thotë ndër të tjera se pasardhësi i tij duhet të tregohet më i rreptë, madje të ketë edhe penalizime.
“Federata është e shqiptarëve, federata nuk është e Presidentit dhe as e anëtarëve të kryesisë. Ne këtu jemi që kjo federatë me të mirat dhe të këqijat e veta ka shkëlqyer por edhe s’ka shkëlqyer, të edukojë brezat e rinj të sportistëve se ajo medalje e marrë pa të drejtë nuk ju takon”,- u shpreh Gjoza.
(m.a/BalkanWeb)