Humbja e thellë në “Loro Boriçi” e Kosovës kundër Turqisë ka turbulluar ujërat në përfaqësuesen e dytë shqipfolëse të drejtuar nga Albert Bunjaku.

I pari që shprehu pakënaqësitë ishte sulmuesi Besart Berisha i cili akuzoi trajnerin për aftësi dhe si pasojë u largua nga përfaqësuesja e Kosovës. Por sipas raportimeve të fundit sulmuesi më i mirë i kampionatit australian nuk do jetë i vetmi që largohet.

Askush nuk priste mrekulli në fushatën e parë historike kualifikuese të Kosovës, por me vetëm 1 pikë të grumbulluar dhe me humbje të thella, problemeve të trajnerit Bunjaku iu shtuan dhe mungesat e yjeve në fushë.

Ismet Munishi, trajneri i njohur kosovar pret që të largohen gjithashtu dhe Milot Rashica dhe Herolind Shala, dy ish-lojtarë të kombëtares shqiptare. Këtyre mund t’i bashkohet dhe Bernard Berisha, ish-futbollisti i Skënderbeut.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb