Autobahn Motors që merret me shitjen e veturave,  ka ndërtuar një ndërtesë prej 15 katesh në Singapor, në të cilën ekspozon super-makina.

Në të ndodhen 60 vetura të ndryshme të vendosura njëra mbi tjetrën, me një sistem të ngjashëm me ashensorin.

“Nuk janë lodra dhe ky nuk është qytet miniaturë”, thuhet lidhur me rastin, sepse në fillim duket se gjithçka është një improvizim.

Në këtë formë, po bëhen përpjekje që të shfrytëzohet lartësia dhe të mos humbet hapësira për të ndërtuar vende për ekspozimin e tyre.

Sipas të njëjtit sistem, sugjerohet të bëhen edhe parkingjet sepse do të ishin më praktike dhe ekonomike.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb