POGRADEC- Policia në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka sekuestruar 9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike “ekstazi”, të cilat iu gjetën dy shtetasve të huaj që tentonin të kalonin kufirin.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë në bashkëpunim me specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Salih.E., 39 vjeç, banues ne Stamboll dhe Oksana.T., 23 vjeçe, banuese në Odessa Bolgrad-Ukrainë.

Më datë 17.08.2017, këta shtetas janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip “Opel Astra”.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në vijën e dytë, ndaj mjetit me të cilin këta shtetas udhëtonin, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale:9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike Ekstazi.

Veprimet proceduriale, u kryhen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme, ndërsa mbi ta rëndon akuza: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve, kryer në bashkepunim”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb