Pas vendimit të Gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail “Ballist” Morinës në Serbi, në një intervistë për gazetën “Vecernje Novosti”, gjykatësi Pero Miloglav ka thënë se vendimi do të merret nga institucione më të larta.

Miloglav shpjegon se vendimin e mori bazuar në dokumentat që zotëronte. Në intervistën e tij gjykatësi tha se tani i përket Gjykatës së Lartë të Zagrebit vendimin final. Miloglav shprehet se ka shumë gjasa që Gjykata e Lartë ta hedhë poshtë vendimin për ekstradim. 

Megjithatë i takon ministrit kroat i Drejtësisë, Drago Boshnjak, që të thotë fjalën e fundit. Menjëherë pas ndalimit nga autoritetet kroate, Gjykata e Lartë serbe nisi një proces ndaj “Ballistit” për ngritjen e dronit, shkruan “Vecernje Novosti”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb