ITALI- Kujtim Beli, i cili dyshohet për vrasjen e bashkëkombësit të tij Demir Hysenit në Itali, ka ndryshuar dëshminë e tij, duke mohuar kështu kategorikisht të jetë autor i ekzekutimit. Ndonëse dje ai deklaroi se ishte autor i vrasjes, sot 60-vjeçari ka dhënë tjetër version, ndërsa pohoi se ditën kur ndodhi vrasja e 49-vjeçarit shqiptar ai nuk ishte në Terni, vend ku u krye dhe ekzekutimi.

Mes të tjerash ‘Ansa’ raporton se Beli kishte deklaruar në gjykatë se nuk kishte më ndjenja për ish-bashkëshorten, ndërsa theksoi se ishte divorcuar prej vitesh. Para gjykatësit Annachiara Barit në Gjykatën e Gjykatën e MASTRORILLI dhe para prokurorit publik Marcello Quercia, 60-vjeçari i mbrojtur nga Francesco Colonna, ka mohuar vrasjen e bashkatdhetarit duke shtuar se ditën e krimit ishte në Padova për punë, dhe jo në Terni. Sakaq, “Umbria On” shkruan se nesër pritet të dalë edhe ekspertiza mjeko-ligjore e Demir Hysenit, dhe më pas trupi i tij do të dërgohet drejt Shqipërisë, ku edhe do të përcillet për në banesën e fundit.

Vendi i ngjarjes

DESHMIA E BELIT KU PRANONTE VRASJEN
Mediat italiane raportuan dje se Kujtim Beli pranoi para autoriteteve italiane autorësinë e vrasjes, duke shtuar se Demir Hyseni kishte pasur në të kaluarën një histori dashurie me bashkëshorten e tij në vitin 2013, nga e cila është divorcuar dhe që aktualisht jeton në Gjermani, por me sa duket nuk ia ka falur kurrë mikut të tij. Beli pranoi krimin, siç raporton “Umbria On” dhe ka sqaruar arsyet, në bazë të së cilave prokuroria zyrtarizoi edhe urdhrin e arrestit “Krim pasionant për motive të dobëta”.
download-15
NGJARJA
Policia italiane fill pas krimit që ndodhi para dy ditësh, ka rindërtuar ngjarjen e ekzekutimit të muratorit 49-vjeçar Demir Hyseni ditën e djeshme përpara banesës së tij si dhe ka dhënë arsyet për të cilat dyshohet se ka ndodhur krimi. Kujtim Beli, i cili mendohet se mbërri në Terni nga Tirana, më 10 Korrik, posaçërisht për këtë punë, u arrestua nga policia italiane teksa bëhej gati për t’u rikthyer në Shqipëri.

Sipas informacionit të karabinierëve Kujtim Beli me automjetin e tij mbërriti me traget në Bari, e më pas udhëtoi me tren për në Terni. Po ashtu Policia arriti të vërtetojë që një natë para krimit ai bisedoi në telefon dhe u takua me viktimën, ku dhe kishin diskutuar. Pasi qëlloi për vdekje Demir Hysenin , Beli e hodhi pistoletën në një kosh plehrash pranë një supermarketi.

Beli ndërkohë po përpiqej të rikthehej në Bari për të udhëtuar drejt Shqipërisë. 60-vjeçari mësohet se i futi rrobat e përdorura në një qese dhe i kishte ende me vete kur u ndalua nga karabinierët në Bari. 60-vjeçari, i cili ka jetuar në Terni për 2 vite me ish-bashkëshorten e tij shqiptare, është denoncuar nga kjo e fundit për keqtrajtim. Për një periudhë, pas kohës së kaluar në Terni ku Beli punonte herë pas here si punëtor krahu, dyshja u zhvendos në Gjermani ku dhe më pas u ndanë. Deri më tani, nga hetimet duket se arsyeja që çoi në këtë akt ka qenë xhelozia e Kujtim Belit për ish- gruan dhe lidhjen që kjo e fundit dyshohet se kishte patur me Hysenin në 2013 -ën. Sakaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: