MAQEDONI– Pak pasi vrau me armë zjarri kreun e Komunës shqiptare të Bogovinës në Maqedoni, Hazbi Idrizi, pas një konflikti të momentit, autori i dyshuar me iniciale Q.A është vetëvrarë.

Pasi qëlloi vetën në kokë me armë zjarri gjendja shëndetësore e Q.A ishte shumë kritike, për shkak të plagëve të rënda. Pasi u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës, ai u nis me urgjencë drejt spitalit të Shkupit, por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve.

Mësohet se Q.A ishte një ish punonjës në komunë. Dëshmitarët okularë dëshmojnë për Alsat se vrasja ka ndodhur një lokal pranë Komunës së Bogovinës ku kryetari Hazbi Idrizi ka qenë i ulur bashkë me Q.A. Dëshmitarët rrëfejnë se vrasësi ka gjuajtur me armë zjarri 6 herë kreun e Komunës së Bogovinës, ndërsa më pas ka qëlluar veten.

Nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: