ITALI – Karabinierët italianë kanë arritur t’i japin zgjidhje vrasjes së dyfishtë të ndodhur në provincën Canegrate të Milanos, që ndodhi më 10 nëntor të vitit 2016. Gjykata ka dhënë dënimet për 5 shqiptarë, tre prej të cilëve vëllezër, të moshës nga 25 deri në 39 vjeç, përgjegjës për vdekjen e dy kushërinjve bashkëkombas, 29 dhe 36 vjeç.

Sipas hetimeve, dy kushurinjtë u vranë në bordin e një automjeti, pas plumbave të shumtë, duke përfunduar më pas jashtë rruge.

Sipas të përditshmes italiane “Il Giorno”, armiqësia mes grupeve lindi për shkak të kontrollit të territoreve të aktiviteteve të tyre kriminale në trafikun e drogës. Pas një sërë lëvizjesh në qytete të ndryshme të Italisë, Belgjikës dhe Shqipërisë, në tentativë për t’i shpëtuar jo vetëm hetimeve por edhe rregullave të Kanunit, të hetuarit u kapën në Luksemburg, Rumani e Belgjikë, ku ishin vendosur prej kohësh.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb