Si kudo në vendin tonë në të gjithë qarkun e Elbasanit sipas burimeve zyrtare, në mbi 100 xhami janë zhvilluar ceremoni madhështore të Faljes së Fiter Bajmamit. Ndërsa në kryeqendrën e Shqipërisë së Mesme falja u zhvillua në sheshin “Gensher” para portës kryesore të Kalasë së Elbasanit me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve e besimtareve myslimane të të gjitha grupmoshave.

Gjatë këtij riti besimtarët u përshëndetën Imami Gëzim Karai i Xhamisë Mbret te qytetit te Elbasanit, i cili uroi të gjithë bashkëqytetarët e të gjitha besimeve për më shumë paqe, begati, lumturi dhe harmoni. Gjatë fjalës së mbajtur gjatë ceremonisë së Faljes së Fiter Bajramit, Karai u beri thirrje besimtarëve për t’i kushtuar me shume kujdes e vëmendje edukimit me Kulturën Islame sepse ajo sipas tij e ve njerëzimin ne shërbim e ne zbatim te ligjit.

“Lutjet tona kanë qenë dhe do të jenë për të gjithë njerëzimin për paqe, qetësi dhe siguri. Lutjet tona kanë qenë dhe do të jenë për të gjithë ata që punojnë, predikojnë, edukojnë dhe mbështesin luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Lutjet tona kanë qenë dhe do të jenë për të gjithë ata që dënojnë dhe distancohen nga ekstremizmi i dhunshëm”, tha Imami Karai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: