ELBASAN- Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, atje ku kryeson PS e ndjekur nga Partia Demokratike.

Në bazë të rezultatit që prodhojnë 539 kutitë e numëruara nga 547 kuti, Partia Socialiste udhëheq Qarkun me 72469 vota ose 7 mandate, e ndjekur nga PD me 33569 vota ose 3 mandate.

PDIU ka arritur të sigurojë vendin e tretë në këtë qark, ç’ka mund të konsiderohet si surpriza e këtyre zgjedhjeve ku ka siguruar 2 mandate. Respektivisht LSI ka vota 23457, ndërsa PDIU 29201.

 Rezultatet paraprake mund t’i mësoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:  http://zgjedhje.balkanweb.com/paraprake/new/production/grafika.php

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb