ELBASAN- Një 49-vjeçar nga Elbasani ka gjetur vdekjen në një aksident fatal, në rrethana të pabesueshme. I vrarë nga makina e tij.

Ndërsa ka parkuar makinën, 49-vjeçari me iniciale XH.M. ka parë se ajo po shkiste në dishezë dhe ndërsa është përpjekur na ndalë, mjeti e ka marrë përpara. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Vulçan. 49-vjeçari ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Sipas policisë nga hetimet, rezultoi se i ndjeri kishte lënë mjetin të pa siguruar dhe i ka rrëshqitur për shkak të terrenit. Ngjarja u konsiderua aksidentale nga policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: