TIRANË- Kryeministri Edi Rama edhe pas marrëveshjes me kreun e opozitës nuk e ndal ironinë për të dhe çadrën që qëndroi për 3 muaj me radhë para institucionit që ai drejton.

Sot Rama ka postuar një video, ku shfaqen elefantë, me mbishkrimin ‘vetting’, ‘zgjedhje’ dhe ‘ndërkombëtarët’ që kalojnë mbi çadrën e opozitës. Kryeministri uron ndjekësit që dita të vazhdojë me buzëqeshje dhe demokratët të mendohen për votën. Në video nuk ka munguar as reklama e PS-së në zgjedhjet lokale, ku e paraqiste ‘kryetarin’ e PD-së duke fjetur gjumë, e në sfond dëgjohet në aglisht kënga “Dream” (Ëndërro).

Basha tek Rama fb

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj që dita juaj të vazhdojë me buzëqeshje?duke uruar njëkohësisht që demokratët e arsyeshëm të mendohen seriozisht për votën e tyre këtë herë? Përqafime të gjithëve?”, shkruan kryeministri Rama.

Rama fb 1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: