Elis Bakaj mund të jetë përforcimi tjetër i bujshëm i Partizanit. Këtë e konfirmon vetë futbollisti në një intervistë për “panorama sport” ku shprehet se në rast të një ofertë joshëse nuk do t’i thoshte jo të kuqve të kryeqytetit. Mirëpo gjithçka mbetet për t’u parë pasi tifozët e Partizanit i kanë tepër të ndërlikuara marrëdhëniet më futbollistin, paçka se objektivat e klubit mbeten prioritet.

Futbollisti para se të vlerësoje ofertat nga “Superliga” që për të janë të shumtë, synim kryesor ka të vazhdojë karrierën jashtë vendit.

Çfarë po ndodh me Elis Bakajn, keni vendosur për të ardhmen?

Sikundër edhe dihet, unë dua që të luaj jashtë, por gjithçka po zvarritet. Edhe pse nuk më kanë munguar kontaktet, madje në telefonin tim, edhe pse kam me dhjetëra “sms”, nuk ka diçka joshëse. Që të shkoj jashtë, pretendoj që të paguhem mirë edhe financiarisht, ndaj edhe jam kaq i dyzuar.
shameti-bakaj-470x313
Jeni përfolur së fundmi te Flamurtari, si është situata?

Dua t’i falënderoj, pasi më bënë ofertën e tyre dhe u treguan tejet korrektë. Por, në futboll, ndonjëherë edhe nuk bie dakord. Por, nga ana ime, kanë respektin maksimal, paçka se nuk shkuam deri te firma.

Shifrat ishin ato që u diskutuan edhe në media?

Po, në fakt. Ndaj i falënderoj, pasi është më e drejtë kur dikush të thotë: “Kaq kam dhe kaq po të jap”, sesa të firmosësh për një shumë dhe mos marrësh as gjysmat.

A ka shanse që të qëndroni në Shqipëri?

Sigurisht që po. Nëse më vjen një ofertë e mirë, shanset ekzistojnë. Unë jam në bisedime me disa klube këtu, ose më saktë agjencia me të cilën kam lidhur kontratë. Tashmë po pres që gjërat të bëhen më konkrete.
Bakaj
Flitet që Partizani ka shfaqur interes për shërbimet tuaja. E vërtetë?

Po, është e vërtetë. Nuk kanë folur personalisht me mua, por me agjencinë. Janë në bisedime, por nuk di se deri në çfarë faze kanë shkuar.

A ka shanse që të realizohet ky rikthim i bujshëm?

Unë e kam vërtetuar që jam futbollist profesionist. Edhe kur shkova te Tirana, nuk më donte njeri, por më pas i bëra të gjithë për vete dhe sot e kësaj dite kanë respekt për punën time. Unë për çdo ekip kam dhënë maksimumin e shpirtin dhe “dështimin” nuk e njoh. Ndaj, nëse gjendet gjuha e përbashkët…
bakaj
Rrjedhimisht lind pyetja, çfarë do të ndodhë me tifozët?

E vështirë të jap një përgjigje. Por… futbolli është futboll. Unë në karakter nuk e pranoj dot humbjen, ndaj kudo që luaj jap gjithnjë maksimumin. Por, po e theksoj: kjo është vetëm një negociatë që po zhvillohet me menaxherët e mi. T’ia lëmë kohës.

Kukësi gjithashtu është i interesuar për Bakajn…

(Qesh) Kukësi është ekipi kampion i Shqipërisë, ndaj edhe mund të jetë opsion. Unë mund ta them hapur: dua të luaj me ekipe që pretendojnë. Duke qenë në një ekip të mirë, do shënoj gola shumë më shumë nga sa shënova vjet.

Po me Shkëndijën a vazhdojnë bisedimet?

Jemi ende në bisedime. Kam pasur edhe më herët negociata me ta, por mund ta them hapur që më tërheq si alternativë. E dëshiroj një aventurë të tillë, pasi kanë organikë të pasur, ekip cilësor dhe tifozë të mrekullueshëm. Por tashmë nuk varet gjithçka prej meje, të shohim se si do vijojnë bisedimet.
Bakaj-470x264
Si e gjykoni performancën e ekipeve shqiptare në Europë?

Skënderbeu dhe Shkëndija nuk kanë nevojë për komente, e kanë treguar që në Europë kanë përvojë. Partizanin nuk e pashë në fakt, por u befasova që u eliminuan aq shpejt, duke njohur futbollin bullgar, që nuk ka ndonjë nivel krahasuar me tonin.

Nëse do kishin më shumë kujdes, do ta kalonin turin. Kukësi më pëlqeu, por s’kishte fat. Nuk e meritonte eliminimin, sidomos me atë paraqitje që bëri ndaj Sherifit këtu. Kur mora vesh që ishin mposhtur minimalisht në transfertë, isha i sigurt që në kthim do ia dilnin. Kam luajtur para disa vitesh me Dinamon ndaj Sherifit dhe e dija që jashtë fushe ata nuk japin maksimumin e tyre.

Harruat Tiranën…
15168753_1785388361717278_2428123710762010314_o-470x313 (1)
Aaaaaa Tirana… E kishin të vështirë. Makabi Tel Aviv është një ndër më të mirët. Kanë superbuxhet dhe superlojtarë, madje mund të them që është skuadra më e mirë që ka luajtur me ekipet shqiptare. Ishte e pamundur që bardheblutë ta kalonin, por në kompleks bënë paraqitje të mirë dhe sidomos dëshmuan se kanë element të mirë në organikë dhe sidomos në radhët e të rinjve.

Në fakt, në klub e thonë me krenari që “po shesin talente”. Si mendoni, a duhet të largohen këta lojtarë, apo të qëndrojnë edhe pak në kryeqytet?

Kjo është gjëja më e mirë. Janë lojtarë të talentuar dhe për një klub nëse arkëton nga shitjet është arritje. Unë mendoj që duhet të ikin direkt, pa u menduar gjatë. Sa më i madh të lëvizësh nga Shqipëria, aq më të vështirë e ke për t’u përshtatur. E them nga përvoja këtë.

Sa e keni ndjekur merkaton e bërë në vendin tonë deri në këtë fazë dhe si i gjykoni afrimet e bëra?

Jo vetëm për Tiranën, por edhe ekipet e Superiores kam vënë re që shohin më shumë në tregun e huaj. Nuk është gjë e keqe, por ka risk brenda. Nuk mund të qëllojnë të gjithë si Ekuban, është vetëm 1 në 50.
Bakaj-Kombetarja-470x352 (1)
Nga të gjithë blerjet e verës dhe janarit të kaluar, vetëm ai dalloi ndër të tjerët. Ai që vjen sigurisht që duhet të bëjë diferencën. Dhe kjo ka ndodhur edhe me ne që kemi ikur jashtë, nëse ishim në një nivel me vendësit, e sigurt që përfundonim në stol ose në tribunë dhe kishim 500 mijë kritika.

Ndaj, nuk jam fort për të huajt, më mirë t’i besohet produktit vendës, pasi në fund të fundit futbolli është biznes dhe ke mundësi që t’i shesësh. Janë afruar shumë nga jashtë, por koha do tregojë që vetëm pak nga këta do spikasin.

Partizani merr edhe Edgar Çanin, si ju duken lëvizjet që kanë bërë në këtë merkato të kuqtë?

Shqiptarët e kanë vërtetuar që kanë cilësi dhe këtë e kanë vërtetuar, ndërsa të huajt nuk i njohin. Duhet t’i shohim. Sa i përket Çanit, nuk di të them a është mbyllur, por është një element cilësor që sigurisht që mund t’i bëjë punë. E njoh, kemi qenë në Kombëtare në disa ndeshje.

Kush mendoni se do të jetë për titull këtë vit?

E vështirë të dal në konkluzione… Por, veç treshes klasike, do shtoja edhe Flamurtarin. Kanë bërë blerje të mira dhe nëse ambientohen shpejt, do jetë një ekip që mund të rivalizojë për titullin.

Po Vllaznia, a ka shanse të ndryshojë, apo do të jetë njësoj si vitin e kaluar?

Vllaznia duhet të ndryshojë. Njerëzit që janë aty punojnë, por kur një ekip është në menaxhim të bashkisë has vështirësi. Me një president në krye do ishte shumë ndryshe, pasi dashur pa dashur për të ndërtuar ekip cilësor, duhen financa. Me pak fjalë, Vllazninë duhet ta marrë një person i vetëm, pasi vetëm kështu do rikthehen aty ku i takon.

Edi Martini ka qenë gjithnjë një kritik i ashpër me ju, pse mendoni se vazhdimisht merret me Elisin?

Nuk është as i pari dhe as i fundit që merret me Elisin. E kam thënë edhe më herët që janë njerëz që duan të dalin në gazetë, ndaj edhe janë kaq kritikë. Nuk është se e bëjnë vetëm për mua, por edhe për të tjerë. Megjithatë nuk ia vlen që të merrem.

A keni pasur ndonjëherë kontakt direkt apo thjesht sulmet kanë qenë virtuale dhe mediatike?

Kurrë s’kemi pasur kontakte dhe as më intereson. Një futbollist nuk duhet të flasë shumë, por vjen një moment që njeriu duhet të mbrojë veten dhe sidomos kur sulmohet pa të drejtë. Dhe unë u sulmova, se u tregova i ndershëm.

Tani që jeni 30 vjeç dhe pas 15 vitesh si futbollist profesionist, gjithkush nis dhe bën një përmbledhje. Cili ka qenë momenti më i artë në karrierë?

E vërtetë, tani kam filluar të mendoj më shumë. Mund të them që momenti më i artë ishte kalimi nga Dinamo në Bukuresht. Ishte një ekip me emër në Europë dhe ishte diçka e mirë për mua, pasi tani me sa kam parë është e vështirë që të kalosh direkt në të tilla nivele. Por ishte jo vetëm mosha, por edhe cilësia dhe fati që më çuan atje. Pastaj edhe eksperiencën në Ukrainë nuk mund ta harroj. Në të gjitha drejtimet ia kam kaluar perfekt.

Po momenti më i keq?

Nisja e luftës në Ukrainë. U detyrova me pahir që të largohesha, pasi ndoshta sot e kësaj dite do isha ende pjesë e atij kampionati.

Nëse do ktheheshit pas, çfarë do të ndryshonit në karrierën juaj?

Do mundohesha të largohesha më herët nga Shqipëria, jo 22 vjeç, por 18 ose 19. Oferta kisha edhe atëherë, por një herë kontrata apo edhe vlera e kartonit prishnin planet.

Tirana ju kërkoi për Europën, po tani a ju kanë kontaktuar?

Te Tirana e kam gjithnjë derën e hapur. Marrëdhëniet i kam perfekte me drejtuesit. Kur të dua unë, mund të iki.

Ju mbeti peng që gjatë dimrit nuk u konkretizua transferimi juaj te Tirana?

E di çfarë më ngeli peng? Ndoshta nuk do bëja namin, apo do i nxirrja kampion, por me siguri të plotë dhe me 1000 firma e them që nuk do binin nga kategoria. Aq gola sa bëra me Vllazninë, do i kisha bërë edhe me Tiranën, për të mos thënë më shumë, duke qenë se njihja grupin. Pastaj, Tirana për 1 pikë ra dhe unë një fitore edhe i dëmtuar në fushë të isha, do ia kisha dhënë. Ky është pengu i vetëm, që nuk munda ta ndihmoja në këtë moment të vështirë.

Janë shtuar trajnerët e huaj në Shqipëri, duke filluar nga Panuçi, për të kaluar te Iuliano dhe Ze Maria. Një koment për këto zgjedhje?

Panuci-dhe-Bulku-470x302
Ka edhe gjëra të mira, edhe negative. Një trajner i huaj garanton disiplinë në Shqipëri dhe mbledh skuadrën, ndërsa e keqja është që nuk e njohin futbollin shqiptar. Këtu po përjashtoj Milinkoviçin e Kukësit, që e tregoi veten me Luftëtarin. Ndërsa të tjerët kanë sfida në vetvete.

Panuçit i mbetet për detyrë që të bëjë më mirë se De Biazi, Iuliani duhet të rikthejë titullin te Partizani, ndërsa Ze Maria të ngjisë Tiranën. Shpresoj që përvojën dhe dijet që kanë t’i sjellin në vendin tonë. Por duhet të them që edhe futbolli ynë është rritur.

Dhe nëse do kishim më shumë profesionalizëm, për gjërat e vogla, mendoj se ekipet tona jo vetëm mund të shkojnë në grupe, po edhe të kalojnë këtë fazë. Flas për gjëra minimale, që shërbejnë për një stërvitje të mirë dhe nuk flas për rroga. Detajet bëjnë diferencën.

E fundit, si e gjykoni veprimin e Xhakës me trajnerin e ri të Kombëtares?

xhaka-470x269
Nuk di të them, pasi në fund të fundit askush nuk e di të vërtetën. Është e lehtë të japësh mendime, por gjithkush vepron si e mendon.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb