Nga Anxhela Devole

Në fëmijërinë e tij, teksa kalonte në rrugën e Durrësit, Eljan Tanini hidhte sytë nga imazhet e krijuara në murin gri, ku po pikturon sot. Dragonj, peshq, zogj që lëviznin dhe qeshin. Tani ai nuk i sheh krijesat e mitologjisë së fëmijërisë së tij në asnjë vend. Dëshira dhe tërheqja bënë që ai të ngjyrosë ato kujtime që ka në mendje që kur ishte fëmijë.

Ngjyrat dhe format janë pjesë e një cikli punimesh të Eljan Taninit, që ai mendoi t’i bënte pjesë të qytetit për të sjellë edhe njëherë krijesat personale në atë mur, ashtu si ai i pa, por edhe për të dhënë një refleksion te qytetarët, të cilët kanë reaguar sapo janë hedhur vizat dhe ngjyrat e para.

Por ka pasur edhe fëmijë që kanë dashur të pikturojnë në mur bashkë me ideatorin e këtyre katër muraleve.

Eljani u bë pjesë e Bienales së Mesdheut me këto imazhe, dhe pas përfundimit të punës, ai ka dëshirë të shtojë të tjera forma të këtij stili në fasada të tjera, për të cilat është në kërkim që tani.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: