“Shokë skuadra” edhe në bindjet politike.
Hysaj1-470x410
Pas Armando Sadikut, fushatës elektorale që po mbahet në vendin tonë i është bashkuar edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Napolit shfaqet në një video të postuar nga ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, duke deklaruar se vota e tij do shkojë për Edi Ramën.

“Përshëndetje unë jam Elseid Hysaj, lojtar i Kombëtares shqiptare. Në datën 25 qershor unë do të votoj për Edi Ramën, Ditmir Bushatin dhe Luan Harushën. Për Shqipërinë që duam dhe Shkodrën që duam.” – ishin fjalët e Hysajt në video.

(e.k/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: