Elton John ka rrezikuar të vdesë për shkak të një infeksioni gjatë një tour-i koncertesh në Amerikën e Jugut.

Lajmi është dhënë nga një zëdhënës i këngëtarit anglez, i cili ka njoftuar se këngëtari ka anuluar disa koncerte të planifikuara në Amerikë, raporton tgcom24.

Sipas komunikatës popstari britanik, 70 vjeç, është infektuar nga një infeksion i rrallë ‘potencialisht vdekjeprurës’ dhe është shtruar në Londër në terapi intensive.

Tani pas mjekimeve të para është më mirë.

Në komunikatën e shpërndarë shfaqet edhe deklarata e ‘Sir Elton’ që shkruan: ‘Jam me shumë fat që kam fansët më të mirë në botë dhe i kërkoj falje nëse i kam zhgënjyer’, këngëtari gjithashtu falënderon stafin mjekësor që është kujdesur për të në mënyrë të jashtzakonshme.

Fjalët e Elton John i paraprijnë asaj që ka ndodhur në ditët e kaluara. “Gjatë një touri të suksesshëm në Amerikën e Jugut, Elton ka marrë një infeksion bakterial të rrezikshëm dhe të pazakontë, gjatë kthimit në shtëpi nga Santiago e Kilit, duke u ndjerë shumë keq dhe me të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar mjekët e kanë shtruar menjëherë në spital në terapi intensive.

Pasi kaloi dy net në terapi intensive ka vazhduar mjekimin në spital dhe të shtunën në 22 prill ka dalë nga spitali.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: