TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e Forcave të Armatosura që janë angazhuar për pastrimin e mjedisit.

Në përshëndetjen e mëngjesit, kreu i qeverisë ka zgjedhur foto nga aksioni i pastrimit në Sarandë, duke shtuar se janë në terren edhe në këto ditë të nxehta.

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga aksioni i pastrimit të aksit Qafë Gjashtë – Qafë Botë – Sarandë.
Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segment rrugor, kufitar dhe bregdetar ku po pastrohet çdo cm rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam, me mjedis të pastër”, shkruan Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: