TIRANE – Modelja shqiptare Emina Çunmulaj dhe rrjetet sociale shkojnë paralelisht të pandarë nga njëri-tjetri. Bukuroshja nga Malësia vazhdimisht ndan pjesë të përditshmërisë së saj me ndjekësit e saj.

emina

E shohim në aeroplan privat, në makinë e madje edhe traktor por asnjëherë nuk e kemi parë si sonte. Në një dimension komplet tjetër, Emina ka zbuluar pasionin që e kultivon për vite të tëra e që e ka mbajtur tërësisht sekret.

Çunmulaj ka pasion skulpturën! Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi ku shfaqet gjatë procesit të gdhendjes e ku mes tjerash shprehet: “Po ndaj dicka që e kam mbajtur sekret për një kohë të gjatë me ndjekësit e mi. E dashuruoj skulpturën.

Dashuroj çdo gjë mbi gurin, mundësia për të marrë diçka shumë të fortë e për ta shndërruar gradualisht në diçka shumë të butë është magjike”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb