Politikisht jo korrekt dhe provokues, por i pari në radhë kur bëhet fjalë për një kauzë të mirë.

Eminem ka mbledhur në pak ditë dy milion euro, për familjarët e viktimave dhe të plagosurve nga atentati në Manchester.

Reperi kishte lëshuar një apel nëpërmjet adresës së tij në Twitter: ”Bashkohuni me mua’ kishte shkruar duke organizuar mbledhjen e fondeve së bashku në ‘Manchester Evening News’.

Ai tweet është shpërndarë rreth më shumë se 8000 herë dhe falë tij ka qenë e mundur të mblidhet kjo shifër e rëndësishme.
Lëvizja e Eminem i bashkohet atyre të shumë yjeve të tjerë të muzikës, të cilët janë impenjuar për të ndihmuar.

Të dielën në Manchester do të zhvillohet koncerti për bamirësi i Ariana Grande ku do të marrin pjesë edhe Justin Bieber, Katy Perry, Miley Cyrus, Take That, Coldplay dhe shumë të tjerë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb