Një aksident ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë -Tiranë në afërsi të fshatit Arramerras. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30 të së mërkurës. Një automjet tip ‘Toyota’ me targa TR0943G është përplasur me një automjet tip ‘Wolsvagen’. Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona, Elton Kurti 27 vjeç, Shaban Kaziu 52 vjeç dhe një person tjetër, emri i të cilit akoma nuk është bërë i ditur. Dy nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Krujës, ndërsa 27-vjeçari Elton Kurti në gjendje kritike është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë. Sipas policisë shkaktar i aksidentit është automjeti tip ‘Toyota’ me targa TR0943G  pasi ka kaluar limitin e shpejtësisë dhe është futur në parakalim të gabuar.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: