Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

EMRAT/ E rëndë në Itali, shqiptari vret bashkëshorten duke e goditur 15 herë me thikë (Foto)

muhamed-vrapi-diana-vrapi-koni-omicidio-616855.610x431

ITALI- Një krim në familje ka tronditur sot Italinë, ndërsa protagonist i tij është bërë një shqiptar, i cili ka vrarë me thikë gruan e tij.

muhamed-vrapi-diana-vrapi-koni-omicidio-616855.610x431

Ngjarja makabre ka ndodhur rreth orës 16:30, në Varese. ‘Varesenews’ shkruan se viktimë ka mbetur Diana Vrapi Koni, 52 vjeçe, ndërsa në pranga ka rënë burri i saj, Muhamed Vrapi, 62 vjeç. Fill pas arrestimit të tij në oborrin e banesës, Vrapi ka pranuar krimin.

omicidio-via-goito-busto-arsizio-14-giugno-2017-616839.610x431

Po ashtu, mediat italiane raportojnë se e ndjera ishte qëlluar 15 herë me thikë, ndërsa kishte humbur jetën në vendin e ngjarjes. Po ashtu, thuhet se çifti shqiptar, prindër të dy fëmijëve, kishin shumë vite në Itali, madje ishin pajisur me pasaportë italiane.

11229360_921381537909572_6095885635382777459_n

Pak vite më parë marrëdhënia e tyre kishte pësuar ‘krisje’, ndërsa gruaja ishte larguar nga shtëpia për disa ditë, duke qëndruar tek një nga djemtë e saj. Por, pas insistimeve të burrit, ajo ka shkuar në shtëpi që të takohej me te. Sakaq, hetimet e mëvonshme do të sqarojnë edhe dinamikën e ngjarjes, që shkaktoi një viktimë.

Diana dhe Muhamed Vrapi

Diana dhe Muhamed Vrapi

1796457_640756095972119_232575966_n

(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.