KAVAJË- Tre persona janë arrestuar në flagrancë ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim, pasi ushtruan dhunë mbi një aktivist të një force politike. Specialistët  për Hetimin e Krimit në  Komisariatin e Policisë Kavajë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: Zaim Borakaj, 31 vjeç, banues në Kavajë, Brikel Xhihani, 30 vjeç, banues në Kavajë dhe Aurel Xhani, 43 vjeç, banues në Kavajë.  Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. K., 37 vjeç, banues në Kavajë.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë  Kavajës, është paraqitur shtetasi, A. T., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka kallëzuar se më datë 14.06.2017, rreth orës 12:30, në Lagjen Nr 4, Kavajë është dhunuar edhe kanosur nga shtetasit e sipër përmendur me qëllimin që shtetasi A. T., të mos angazhohej në fushatën elektorale të një Subjekti Politik. Nga kqyrja fizike që i është bërë shtetasit A.T, ka rezultuar se ka patur dëmtime në pjesën e fytyrës dhe krahut të djathtë, por pa rrezikshmëri për jetën.

NJOFTMI I POLICISË:
Kavajë
Ushtruan dhunë mbi një aktivist të një force politike, arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe shpallet një tjetër në kërkim.
Specialistët e për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Zaim Borakaj, 31 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë.
• Brikel Xhihani, 30 vjeç, banues në Kavajë.
• Aurel Xhani, 43 vjeç, banues në Kavajë.
Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit:
• G. K., 37 vjeç, banues në Kavajë
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajës, është paraqitur shtetasi, A. T., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka kallzuar se më datë 14.06.2017, rreth orës 12:30, në Lagjen Nr 4, Kavajë është dhunuar edhe kanosur nga shtetasit e sipër përmendur me qëllimin që shtetasi A. T., të mos angazhohej në fushatën elektorale të një Subjekti Politik.
Nga kqyrja fizike që i është bërë shtetasit A.T, ka rezultuar se ka patur dëmtime në pjesën e fytyrës dhe krahut të djathtë, por pa rrezikshmëri për jetën.
Materialet proceduriale do ti kalojmë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrësve në zgjedhje”, parashikuar nga Neni 329/3 I Kodit Penal.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb