TIRANE- Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 35-vjeçarje shqiptare në Itali. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën Trepuzzi-Leçe në shtetin fqinj.

‘Quotidianodipuglia.it’ shkruan se shqiptarja që ka humbur jetën është Alda Çela. Mësohet se ka qenë vetë viktima ajo që drejtonte mjetin, i cili për pasojë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin ndarës të rrugës, ndërsa shqiptarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sakaq, policia po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Për më tepër shihni fotot që vinë nga aksidenti tragjik, ku shihet që makina e shqiptares është shkatërruar totalisht.

2526685_WhatsApp_Image_2017-06-26_at_08_52_09

2526685_WhatsApp_Image_2017-06-26_at_09_23_18

2526685_WhatsApp_Image_2017-06-26_at_09_23_20

2526685_WhatsApp_Image_2017-06-26_at_09_23_22

2526685_WhatsApp_Image_2017-06-26_at_08_52_07
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: