ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh. Shqiptari Flovjan Nikën jetonte në provincën e Novara-s në Itali, ndonëse i papunë, akuzohet për disa vjedhje. Bëhet fjalë për.

‘Lagazzettadiviareggio’ shkruan se karabinierët kishin parë sjellët e tij të çuditshme brenda makinës tip ‘Audi A4’, e më pas kishin nisur verifikimet. Pas hetimeve rezultoi se mjeti ishte i vjedhur në nëntor në Borgo. Fill pas kësaj, ata kanë nisur ta ndjekin shqiptarin, i cili hyri me mjetin e tij në një parkim, ku nuk kishte rrugëdalje tjetër, e më pas u arrestua. Në atë moment, nga një tjetër automjet del një person, i cili ikën me shpejtësi, ndërsa policia nuk ka mundur ta kapë për shkak të errësirës.

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes mbërritën patrulla të tjera policie, të cilat vijuan kërkimet për disa orë, nuk arritën të gjenin asnjë gjurmë nga i kërkuari. Por, deri më tani nuk dihet nëse i arrestuari dhe i shpalluri në kërkim bashkëpunonin në vjedhje. Pas kontrolleve të ushtruara nga policia në automjetin e të arratisurit dhe më pas në atë të Nikës u gjetën sende të tjera të vjedhura si bizhuteri, një Ipad Apple dhe dokumente të ndryshme personale.

Po ashtu, atij iu gjetën edhe pajisje për të kryer vjedhje (Varre, kaçavida, pinca dhe shufër hekuri) dhe dy radio transmetuese. Afër në të njëjtin parkim policia gjeti dhe një makinë tjetër të vjedhur në dhjetor në provincën e La Spezia-s. Veçanërisht në mesin e mallrave të vjedhura është gjetur një ore e markës ‘Longines’ që rezulton të jetë vjedhur pikërisht mbrëmjen e së martës (Kur u arrestua dhe Nika) në një shtëpi në komunën e Pieve-s. Ndërkohë, ditën e djeshme u zhvillua dhe seanca gjyqësore në gjykatën e Luça-s për të caktuar masën e sigurisë për shqiptarin, i cili do të qëndrojë në burg deri në caktimin e dënimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb