TIRANE- Zgjidhet një nga drejtuesit e Komisioneve të reja të Vettingut. Burime të besuara konfirmojmë për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se Genta Bungo është zgjedhur në krye të Komisionit të Kualifikimit.

Mësohet se për këtë post kandidonin Alma Vokopola, Olsi Komici, përballë Genta Bungo.

Zyrtarisht procesi i Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të reformës në drejtësi, pritet të nisë në muajin shtator. Ky fakt është bërë i ditur më herët nga kryesuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi, Genoveva Ruiz Calavera.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: